Xavi Hernandez dhe Joan Laporta

Humbja me pesë gola, Xavi jep lamtumirën: Ndjenja e të qenurit trajner i Barçës, mizore! Reagon edhe Laporta

28 Janar, 17:21| Përditesimi: 28 Janar, 17:22

  • Share

Humbja 3-5 me Villarrealin në Barcelonë bëri që Xavi Hernandez të njoftonte se në fundin e sezonit do largohej nga Barcelona, duke treguar presion që ka në stolin e ekipit.

“Do të pushoj pak pas përfundimit të këtij sezoni. Familja ime ka vuajtur shumë me mua gjatë kësaj kohe, unë dua të jem me ta”, ka thënë Xavi.

Barcelona momentalisht renditet e treta në elitën e futbollit spanjoll me 11pikë më pak se kryesuesit e Gironas.

"Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është shumë mizore, e pakëndshme, duket sikur njerëzit nuk shfaqin respekt ndaj teje. Është e tmerrshme për shëndetin mendor, për moralin tënd. Ju vini në një pikë kur mendoni se nuk ka arsye për të vazhduar më”, u shpreh Xavi.

Eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe humbja me goleadë nuk u përjetuan mirë në klub, me tifozët që kanë shtuar presionin, çka bëri që Xavi të largohej.

"Mendoj se klubit i duhet një ndryshim i dinamikave, pasi dinamika tani është shumë negative. Jam optimist më shumë se kurrë me ndryshimin e kësaj dinamike, ne do të luftojmë për La Liga, do të jetë shumë e vështirë, por do të luftojmë”, përfundoi ai.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe kreu i klubit, Joan Laporta. Ai pranoi vendimin e Xavit.

"Unë e pranoj këtë situatë të propozuar nga Xavi për t’u larguar nga klubi në qershor. E miratoj këtë sepse ai është një legjendë e Barçës. Jam i bindur se angazhimi i tij dhe stafit të tij deri në fund të vitit do të jetë maksimal”, deklaroi Laporta.

Më pas ai i dha besim stafit dhe është i bindur për sukses deri në fundin e sezonit.

“La Liga është e vështirë, por nuk është e humbur. Duhet të garojmë deri në fund dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të japim gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne e kemi ndeshjen kundër Napolit, do ta bëjmë hap pas hapi. Puna e të gjithëve, trajnerit, lojtarëve do të vijë me shumë përkushtim. Mendoj se ne mund ta mbyllë mirë sezonin”, tha Laporta.

Xavi Hernandez është tashmë trajneri spanjoll me më së shumti disfata në historinë e Barcelonës. Këto 26 humbje, ai i ka pësuar në 122 ndeshje në stolin e ekipit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?