Ante Budimir

Humbja me Spanjën, sulmuesi kroat: Me Shqipërinë është finalja jonë

17 Qershor, 10:52| Përditesimi: 17 Qershor, 10:55

  • Share

Kroacia u mposht me shifrat 3-0 nga Spanja në ndeshjen e parë të grupit B. Sulmuesi kroat Ante Budimir është shprehur se kombëtarja e tij do të fitojë të mërkurën përballë Shqipërisë.

Budimir tha se përballja me Shqipërinë është ndeshje kyçe.

“Duhet të synojmë për të mërkurën. Është finalja jonë, ndeshja jonë kyçe. Duhet ta përgëzojmë Spanjën. Të përpiqemi të përmirësohemi dhe të fitojmë të mërkurën”, ka thënë Ante Budimiri.

Shqipëria dhe Kroacia përballen të mërkurën. Kombëtarja shqiptare humbi në ndeshjen me Italinë, dhe i duhet me patjetër një fitore për të shpresuar që të kalojë grupin B.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?