Trajneri i Tiranës Orges Shehi

Humbja në Champions kundër Dudelange, trajneri i Tiranës: S'jam i zhgënjyer, e përmbysim në 'Air Albania'

7 Korrik 2022, 11:45| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 12:07

  • Share

Aventura e Tiranës në Champions League nisi me humbje. Kampionët e Shqipërisë në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues u mposhtën 1-0 nga Dudelange. Edhe pse luksmeburgasit mbetën fillimisht me 10 lojtarë Tirana nuk përfitoi derisa edhe Limaj mori të kuq duke barazuar forcat. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 71 nga Hasan.

“I zhgënjyer jo, por sigurisht kishim pritshmëri më të larta në disa momente. Më shumë kur ishim në avantazh numerik sepse kundërshtari ishte me 10 lojtarë,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Pavarësisht humbjes trajneri i Tiranës është optimist për kalimin e këtij turi kur të mërkurën e ardhshme në Air Albania të luhet ndeshja e kthimit.

“Jam shumë optimist sepse ndeshja është në stadiumin tonë, në shtëpinë tonë dhe do jetë komplet ndrsyhe. Plus që goli në fushë kundërshtare ka dy vite që është hequr mendoj se është rezultat shumë i kthyeshëm,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?