Skënder Gega, trajneri i Partizanit

Sport

Humbja në derbi, Partizani pret sot kampionët! Gega: Kemi afruar ish-lojtarin e Kombëtares

12 Prill, 12:56| Përditesimi: 12 Prill, 12:59

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit luan sot raundin e 34-t. Në orën 15:30 të gjitha skuadrat do zbresin në fushë, ndërsa bie në sy përballja mes Partizanit dhe Egnatias që zhvillohet në "Arenën e Demave" në kryeqytet.

Për mediet kjo sfidë u komentua edhe nga trajneri i të kuqve, Skënder Gega. Partizani gjen përballë kampionët e Egnatias të cilët e kanë siguruar zonën "Final 4" dhe janë kampionët në fuqi të vendit. Ndërkohë që të kuqtë duan suksesin edhe për të harruar humbjen 3-0 në derbin kundër Tiranës.

Vetë trajneri Gega ka konfirmuar se Partizani ka afruar në ekip ish-fantazistin e Kombëtares, Herolind Shala.

"Humbja në derbi - Humbja në derbi gjithmonë ka patur impakt nga të dy krahët. Nëse fiton ke një impak të mirë, nëse pëson një humbje të tillë personalisht e kam përjetuar keq për dy arsye. E para jam pjesë e derbit prej shumë e shumë vitesh si lojtar.

E kam humbur edhe unë derbin. Kohët e fundit Partizani ka humbur derbi por ndjej keqardhje mënyra se si u qasëm në fushë dhe u dënuam me 2 penallti dhe një goditje standarte. Në këtë aspekt jam munduar të mos i drejtoj gishtin njeriu pasi nuk është 1 apo 2 lojtar për sa i përket performancës.

Sfida me Egnatian - Në futboll janë gjëra të paparashikuara edhe në derbi nuk e llogaritja se do të ndëshkohesha me ty penallti. Janë gjëra të paparashikuara. Shumë e rëndësishme është bashkëpunimi ajo që duhet në fushë, është lojë kolektive. Unë jam i shqetësuar , është e pa falshme se si vlerësohet një ndeshje derbi në atë lloj mënyre.

Të shkosh në një derbi pa dhënë 100% është shumë më e ndershme të thuash unë nuk jam gati se jam i lodhur. Patjetër që ne mundohemi të marrim maksimumin, jemi në vend të 4 nuk kemi pse të kemi panik. Ne duhet të bëjmë lojën tonë , do mundohemi të jemi të kujdesshëm çdo gjë të funksionojë në grup , pastaj futboll është.

Herolind Shala - Shala është një njohje ime e vjetër, kemi bashkëpunuar bashkë te ekipin U-21. Eshtë një model i profesionistit, është rritur me tjetër mentalitet, ka eksperiencat e tij. Përveç Shalës ka qenë shumë lojtarë që unë kam bashkëpunuar ruajmë gjithmonë respektin, më kanë përgëzuar, më kanë kontaktuar. Shala shprehu dëshirën pasi në Norvegji nuk luan sepse nuk ka firmosur e ftuam të vij të shohi klubin pasi njeh historinë po ashtu edhe mua. Ka ardhur dhe është tepër i kënaqur.

Ka kaluar vizitat mjekësore. Eshtë një rast shumë i mirë që ne mendojmë dhe na jep ato që shpresojmë patjetër që në të ardhmen do të na ndihmojë. Për momentin është bërë pjesë e klubit edhe pse nuk ka firmosur . Nëse do të kishte gjendjen fizike 100% , të kishte minutazh patjetër që ne kemi nevojë për të gjithë për një nivel si Shala.

Ndaj jam i kënaqur dhe i lumtur që një lojtar profesionit me atë lloj karriere ka ardhur pa asnjë lloj kushti. Thjesht do ti bashkohet projektit sepse beson se Partizani është një klub i madh dhe do të bëhet pjesë e historisë. Jam shumë i sigurtë që do ketë kontribut të mirë sepse kemi nevojë për profesionistë si ai", tha Gega.

Egnatia me 58 pikë mban vendin e parë dhe matematikisht e ka siguruar "Final 4", zonën që të mundëson garën për trofeun pas sezonit të rregullt. Ndërkohë Partizani me 47 pikë ndodhet në pozitën e katërt dhe ndjen presionin e AF Elbasanit që është vetëm një pikë pas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?