Ruben Amorim

Sport

Humbja në finale, Amorim i Man. United: Nuk dorëhiqem

22 Maj, 15:56| Përditesimi: 22 Maj, 15:58

  • Share

Manchester United humbi në finalen e Europa League kundër Tottenham. Përballja e Bilbaos u fitua 1-0 nga Spurs, ndërsa zhgënjimi ishte në anën e "Djajve të Kuq". Duke konfirmuar një sezon zhgënjyes, trajneri Ruben Amorim tha se ka shumë gjëra për të përmirësuar në ekipin e tij, teksa nuk do dorëhiqet.

“Mendoj se jam gjithmonë shumë i sinqertë. Nuk luajtëm në mënyrë perfekte, por ishim më të mirë se kundërshtari. Në pjesën e dytë, provuam gjithçka me mbrojtësit qendrorë, me lojtarët në krah, procesi shkoi në zonë”, ka thënë fillimisht Amorim.

Tekniku u ndal më pas edhe te forma e të tijve, duke thënë se kanë shumë për të përmirësuar.

“Ka pasur disa ditë që kam thënë se ishim shumë të dobët, por mendoj se sot nuk ishte kjo ajo ditë. Megjithatë, nuk ishim perfektë dhe kemi shumë për të përmirësuar”, vijoi portugezi.

Më pas ai ceku edhe temën e largimit, gjë që "nuk e ka në stil".

“Në këtë moment, nuk jam këtu për të mbrojtur veten. Nuk është stili im. Nuk kam asgjë për t’u treguar tifozëve. Në këtë moment më duhet pak besim”, tha Amorim duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet.

“Unë jam gjithmonë i hapur. Nëse bordi dhe tifozët mendojnë se nuk jam personi i duhur, do të largohem ditën tjetër. Por nuk do të dorëzohem përsëri. Jam i sigurt në punën time. Siç e shihni, nuk do të ndryshoj asgjë në mënyrën se si i bëj gjërat”, përfundoi portugezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?