Pas tre sezonesh në stolin e skuadës së volejbollit të vajzave të Skënderbeut, Orlando Koja ka zyrtarizuar largimin. Humbja kundër Tiranës në seritë e finaleve (3-0) dhe dorëzimi i titullit te vajzat bardheblu ka bërë që Koja të dorëhiqet.
Në deklaratën e tij për mediat, Koja u shpreh me shumë mirënjohje për kohën e kaluar.
"E përfundoj këtë eksperiencë me krenari dhe mirënjohje. Kanë qenë tre vite intensive, të përjetuara me pasion dhe profesionalizëm. Falënderoj lojtaret, stafin, drejtuesit e Bashkisë Korçë, gjithë punonjësit e Pallatit të Sportit dhe mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm korçarë për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm", tha trajneri.
Nën drejtimin e trajnerit Koja, skuadra e Skënderbeut përjetoi një cikël të artë, duke shënuar progres të ndjeshëm në aspektin sportiv dhe organizativ. Gjatë këtyre tre viteve, ekipi arriti të fitojë:
Kampionat Kombëtar
Kupa të Shqipërisë
Trofe “Liga Gjergj Kastrioti”
Kupë Pavarësie
Kupa Federata
Ky bilanc e rendit Skënderbeun si një ndër skuadrat më të suksesshme të volejbollit shqiptar në periudhën e fundit.
Lajmi kryesor:
12 vite pritje, Tirana kampione në volejboll për femra! Skënderbeu zbret nga froni, dorëhiqet trajneri
S.Dh/ReportTv.al
