Arjan Bellai, në qendër

Humbja në kryeqytet, Bylis shkarkon trajnerin! Ballshiotët gjejnë zëvendësuesin

22 Janar 2023, 16:50| Përditesimi: 22 Janar 2023, 16:55

  • Share

Bylis ka vendosur të largojë nga drejtimi i skuadrës trajnerin Arjan Bellai. Vendi i parafundit në Superligë pas 17 javëve ka bërë që drejtuesit të takohen me trajnerin dhe të marrin vendimin për një tjetër emër në krye të stolit. Naxhi Sensoj rikthehet në Ballsh, me teknikun nga Prizreni që e ka drejtuar edhe më herët Bylisin.

Largimin e Ballait pas javës së 17-të e konfirmon edhe klubi, teksa humbja e djeshme 4-1 nga Tirana në kryeqytet duket se ka qenë goditja fatale. Tekniku 51-vjeçar u ul në stol verën e shkuar, teksa kishte disa eksperienca në Greqi dhe te Kombëtarja shqiptare U-19 e meshkujve.

Tanimë në stolin e Bylis është rikthyer Shensoj, që ka drejtuar në sezonet 2011-2013 ekipin mallakastriot. Veç Bylis, prizrenasi ka qenë në krye të Kukësit dhe Laçit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?