Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylis

Humbja në Shkodër, presidenti i Bylis shpall 'non grata' treshen e arbitrave: Beqiri me bilbil në gojë, Meta në VAR dhe Pregja në studio

21 Tetor 2022, 20:25| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 20:27

  • Share

Vllaznia fitoi sot 2-1 me Bylis për javën e nëntë të Superligës. Pas ndeshjes presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj ka reaguar ashpër duke kërkuar nga FSHF që arbitrat Beqiri dhe Meta të mos gjykojnë më mallakastriotët. Për Oversport, Kapllanaj tha se ndikim negativ për ekipin e tij ka edhe delegati Bujar Pregja, që del nëpër studio dhe bën moviolën e rasteve që nuk duhet të dalin kundër arbitrave. Kapllanaj i ka bërë "non grata" këta arbitra në ndeshjet e Bylis.

"Kjo nuk është hera e parë që na ndëshkojnë, është një kastë e vjetër që na bën dëm. I kam kërkuar FSHF-së që nuk kam dëshirë të më arbitrojnë këta arbitra të vjetër, Krides Meta ka vite që nuk e mban Bylis. Tani futet në VAR dhe na arbitron. Është rast i përsëritur shumë herë në dëmin tonë. Kjo kastë ka kohë që na ndëshkon, Beqiri me bilbil në gojë, Kridens Meta në VAR dhe Bujar Pregja del në emisione jep raste kundër nesh. Ose do jetë në një punë ose këtej. Na kanë dëmtuar në shumë raste, bëhen vite që ndodhin këto", tha Besnik Kapllanaj mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?