SPLIT, Kroaci - Pas humbjes 2-1 kundër Hajdukut në Split, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, tha se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë pas 15 vitesh mungesë në Evropë. Numri një i bluve shtoi pas sfidës se me pak kujdes mund të kishin marrë një rezultat të mirë, teksa është besimplotë se dueli i kthimit në "Air Albania" do ketë tjetër histori, pasi diferenca është vetëm me një gol.
"Është e vështirë të luash kundër Hajdukut para 33 mijë spektatorëve. Besojmë se e hapëm mirë ndeshjen. Patëm shumë raste të mira para portës së Hajdukut. Luajtëm relativisht mirë në pjesën e parë.
Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Kemi luajtur me intensitet dhe kemi krijuar disa raste në portën kundërshtare. Ishte një eksperiencë e mirë për ne pas gati 15 vitesh mungesë në Europë, shumë lojtarë luanin për herë të parë në një kompeticion europian.
Bëmë disa gabime në pjesën e dytë, duke ia dhuruar topin kundështarit. Mund të bënim më mirë, me dalje më të thjeshta në krah, pasi ata po bënin presion në qendër. Ndikuan edhe mungesa e Karambës, apo ikja e Itodos. Mendoj se humbja 2-1 në fushën e Hajdukut, ekip me shumë eksperiencë në Europë, nuk është keq.
Janë edhe 90 minuta. Kemi dhe ndeshjen e kthimit në Tiranë, ku mendoj se mund të bëjmë më mirë. E kemi thënë që favorit është Hajduku, por është e hapur gjithçka dhe ne besojmë. Mendoj se shanset janë 60-40 për Hajdukun sepse ata fituan. Por, në futboll, nuk i dihet kurrë. Do të japim gjithçka. Do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse çdo gol i radhës nga Hajduku mund të jetë vendimtar.
Kemi aktivizuar lojtarë të rinj në moshë, të cilët fitojnë eksperiencë duke luajtur para kaq shumë tifozësh", tha Ilir Daja.
Më 14 gusht në "Air Albania" Dinamo dhe Hajduk Split do diskutojnë aktin e dytë në turin e tretë të Conference League, për të mësuar skuadrën që do sigurojë një biletë për në fazën e radhës.
Komente

Sigurisht që nuk është e letë por goli i dytë ishte një idjotizëm
Përgjigju