Artan Mërgjyshi nuk është më trajneri i Vorës në Kategorinë e Parë. Mësohet se 55-vjeçari i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve, kjo edhe pas fitores 2-3 në Fushë-Krujë gjatë fundjavës me Kastriotin.
Për javën e tetë të kampionatit, vorakët dolën te tri pikët, megjithatë kjo ka sjellë largimin e Mërgjyshit nga posti i trajnetit. I ulur në stolin e Vorës në qershorin e 2022, trajneri ia doli që ta shpallte kampion ekipin në Kategorinë e Dytë dhe më pas ta drejtonte për tetë ndeshje në të Parën.
Pesë fitoret dhe tre humbjet kanë sjllë 15 pikë për vendin e katërt, me ekipin që dukej solid. Më herët Mërgjyshi ka qenë pjesë e skuadrave si: Dinamo, Kastrioti, Besa, Apolonia, Korabi, Laçi dhe Bylis.
Sfida e radhës për Vorën është kundër Korabit, me drejtorin sportiv Bazjon Tragaj që do jetë në krye të ekipit.