Tenistja Serena Williams

Sport

Humbja nuk zbeh shkëlqimin e mbrëmjes! Serena Williams e mbyll karrierën 27-vjeçare! Fjalimi emocionues në Nju Jork: Mirënjohje për prindërit (VIDEO)

3 Shtator 2022, 08:33| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 12:25

  • Share

Mes lotëve, Serena Williams i dha lamtumirën US Open dhe karrierës së saj të shkëlqyer si një teniste profesione, në të cilën numëron dhjetëra çmime prestigjoze.

Ndeshja e fundit e saj nuk u mbull me një fitore, pasi humbi përballë Ajla Tomljanovic të Australisë, në një natë emocionuese në Nju Jork. Wlliams, e cila mbush 41 vjeç këtë muaj tha se ky do të ishte fundi i karrierës së saj 27-vjeçare, me 23 fitore të mëdha duke shkruar edhe historinë si “më e madhja e të gjitha kohërave”. Në fjalimin e saj, Williams ka pasur një falenderim të veçantë për prindërit dhe motrën e saj.

“Falënderoj të gjithë ata që janë këtu, që kanë qenë në anën time kaq shumë vite, dekada. O zot, fjalë për fjalë dekada, por gjithçka filloi me prindërit e mi. Dhe ata meritojnë gjithçka. Kështu që unë jam shumë mirënjohës për ta. Dhe unë nuk do të isha Serena nëse nuk do të kishte [motra] Venusi, kështu që faleminderit, Venus. Ajo është e vetmja arsye që Serena Williams ka ekzistuar ndonjëherë”, tha ajo.

 Williams, luajti turneun e saj të parë profesional si 14-vjeçare në 1995.

Fitoret e Serena  Williams

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?