Gentian Mezani, trajner i skuadrës së 'Luftëtarit'

Humbja poshtëruese ndaj Kastriotit, Mezani largohet nga Luftëtari

28 Janar 2019, 13:14| Përditesimi: 28 Janar 2019, 13:21

  • Share

Gentian Mezani, trajneri me origjinë vlonjate, nuk do të jetë më numri 1 i pankinës së Luftëtarit. 39-vjeçari dhe klubi gjirokastrit kanë ndërprerë marrëveshjen me njeëri-tjetrin me konsensus pas humbjes poshtëruese 1-5 që Luftëtari pësoi të dielën kundër Kastriotit.

Mezani erdhi në krye të Luftëtarit në mesin e fazës së parë, duke arritur të grumbullonte disa pikë jetike për ekipin që lundronte nën ujëra të turbullta. Në atë kohë Luftëtari drejtohej nga Kostiç,i cili u shkarkua për t’I lënë vendin Mezanit. Trajneri vlonjat më herët e kishte bërë të qartë se ishte shumë i lu pakënaqur nga merkato e janarit, ku ekipit iu larguan disa lojtarë kyç si Rroca dhe Shkurtaj.

Aktualisht Luftëtari renditet në vendin e 8 në Superligë me 17 pikë, 2 më shumë se Kamza e vendit të 9. Emri që përflitet më së shumti për të zëvendësuar Mezanin është një emër I njohur në Gjirokastër, por edhe në Superligë. Bëhet fjalë për serbin Mlladen-Milinkovic.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?