Kosova & Rajoni

Humbje e Kurtit, politologu në Report Tv: E papritur dhe e paralajmëruar njëkohësisht! Ka mbushur administratën me militantë, s'ka mbajtur premtimet

18 Tetor 2021, 22:54| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 23:07

  • Share

TIRANË- Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.

“Humbja e Kurtit ishte e papritur, por edhe e paralajmëruar, se në 14 shkurt fitoi 450 mijë vota dhe iu dha mundësia që të qeverisë e vetme së bashku me listën guxo që sot iu shkri, e ndërsa tani mori 200 mijë vota. Njerëzit u qartësuan për shumë gjëra dhe bën të mundur që të mos kemi një pushtet një partiak, pra e Vetëvendosjes, synimi i VV për të fituar të gjitha komunat ishte një pikënisje jo për demokracinë, Kurti mendoj se duhet ta ndjekë këtë humbje, por duhet ta dijë se ndëshkimi jo gjithmonë është arritje dhe pikënisje për një ecje tjetër, kjo tregon se njerëzit janë të shqetësuar për autokracinë. Kemi një parti që zbehet dhe partitë të tjera që rikthehen në skenën politike, me një vrull që është i dobishëm për Kosovën”, tha Islami.

Ndërtimi i institucioneve, tërheqja nga shumë vizione që ka pasur, mbushja e administratës me të afërm apo militant, një distancim i këtyre militantëve nga njerëzit që i kanë sjellë në pushtet janë disa nga motivet që sipas Islamit, kanë ndikuar në humbjen e Kurtit dhe të VV-së.

“VV hyri në këtë rrjedhë të politikës me idenë që ne jemi të ardhshmit e Kosovë, por harruan se ka dhe të tjerë, qeverisja duhet të jetë e vetëdijshme se shkëputja e saj me njerëzit erdhi duke u thelluar, ka shumë gjëra që në këto 6 muaj në qeverinë Kurti nuk janë siç duhet të jenë, ndërtimi i institucioneve, tërheqja nga shumë vizione që ka pasur, mbushja e administratës me të afërm apo militant, një distancim i këtyre militantëve nga njerëzit që i kanë sjellë në pushtet, duhet të jetë fillim i ri i qeverisë Kurti për të njësuar fjalën që ka pasur me punën, është komode që të jesh në opozitë me punën e bërë”, tha Islami.

Teksa pothuajse ka mbaruar procesi i numërimit në Kosovë, me 99.8 të votave nga qendrat e numërimit, rezulton se 21 nga 38 komuna kanë shkuar në balotazh.  Në këto 21 qendra komunale do të ketë një raund tjetër votimesh, ndërsa janë zgjedhur drejtuesit lokalë për 17 komuna të tjera. Surpriza ka ardhur nga Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës.  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?