Boksieri shqiptar Alban Beqiri nuk ka shkuar më shumë se faza çerekfinale në Lojërat Evropiane 2023 që po zhvillohen në Poloni. Shkodrani u mund me rezultatin 5-0 nga rivali danez, Nikolai Terteryan. Në peshën deri në 71 kilogramë, 29-vjeçari nuk ia ka dalë që të hyjë në zonën e medaljeve, paçka pritshmërive të shumta nga stafi.
Nëse do kalonte më tej, Beqiri do e kishte një vend të sigurt mes katër boksierëve më të mirë në Europë. Kujtojmë se në turin e parë, Beqiri fitoi me rezultatin 4-1 kundër lituanezit Aleksandr Trofimcuk dhe po me këtë rezultat kundër sllovenit Leburic.