Sport

Humbje edhe në stadiumin e rikonstruktuar, trajneri i Flamurtarit: Ishim emocionalë! Tetova: Egnatia meritoi fitoren

29 Shtator, 12:17| Përditesimi: 29 Shtator, 17:07

  • Share

Rikthimi në shtëpi, në stadiumin e rikonstruktuar të Vlorës, nuk i ka sjellë fat Flamurtarit. Skuadra e drejtuar nga Garsia vijon me rezultatet e dobëta, teksa këtë herë u mposht 1-2 nga Egnatia edhe pse në stadium kishte mbështetjen e zjarrtë të tifozërisë.

“Luajtëm përballë skuadrës kampione të Shqipërisë, që ka një nivel të lartë prej disa vitesh. Na u mohua një penallti me VAR, ndërsa gabuam disi nga euforia kur barazuam sepse kërkonim të fitonim dhe u hodhëm në sulm. Ishte mëkat që nuk shkaktuam faull në kundërsulmin e Egnatias,”-u shpreh Carlos Garsia, trajner i Flamurtarit.

“E dinim që ishte një transfertë e vështirë sepse Vlora me këtë mrekulli që ka bërë, duke patur edhe mbështetjen e tifozërisë, do kërkonte fitoren. Ne patëm shumë momente para portës, ishim më pranë golit si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Po të dielën, në Shkodër Vllaznia mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Vorën, ndërsa më herët për javën e 5 të Superligës Dinamo fitoi 1-2 derbin kundër Tiranës, Bylis mposhti 3-1 me përmbysje Partizanin, ndërsa Elbasani barazoi pa gola me Teutën.

Janë pikërisht verdheblutë e Gvozdenovic ata të cilët udhëheqin me 11 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe Egnatia e vendit të tretë. Tabelën e klasifikimit e mbyllin Flamurtari dhe Tirana, që pas 5 ndeshjesh kanë vetëm 2 pikë.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?