TIRANË- Pas humbjeve të vazhdueshme të kombëtares shqiptare, për Eduard Prodanin, Kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, fajtor është Federata shqiptare, për të cilën thotë se di të marrë meritat kur fitojmë dhe nuk mban përgjegjësi kur humbasim. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Prodani thotë se kësaj Federate i mungon profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe serioziteti.
“Kësaj feredate i mungon profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe serioziteti, ne patëm një periudhë shumë të mirë me De Biasi, i cili ishte një njeri që filloi të punonte me baza dhe kjo punë iu ndërpre dhe kaloi me një trajner diletant, që na ktheu në pikën zero, kjo tregon që nuk ka një vizion.
Sulmet ndaj trajnerit dhe futbollistët shpesh herë janë të orkestruara nga instrumente të caktuara që promovon Federata e Futbollit, drejtuesve iu pëlqen që të marrin meritat kur kanë sukses dhe nuk marrin përgjegjësi kur dështojmë”, tha Prodani.
Ajo që është me e rëndë, për Prodanin, është se në Federatë ka klientelizëm.
“Në kombëtare ka shumë klientelizëm, ka shumë veprime që nuk duhet të ndodhin, Federata po të shohësh mënyrën si emërohen, dëgjon komente dhe merr informacione nga më të çuditshmet dhe se si shkon një lojtar në kombëtare hyn dikush se është djali i trajnerit, miku i dikujt tjetër, llafe ka pasur gjithmonë, por sot ka prova, emërohen trajnerët me kriter besnikërie nga presidentin, flas për ekipet e moshave”, tha Prodani.
Prodani shtoi se edhe mënyra e të drejtuarit të Edi Rejas është e gabuar.
“Kombëtarja jonë vazhdimisht ka pasur rezultate shumë të dobëta, kulmi ka qenë me De Biasin, faktorët janë të shumtë, kemi 2 sulme, një për trajnerin dhe një për lojtarët. Janë faktorë të rëndësishëm në rezultate, por do thoja që është për t’u analizuar kjo punë se Reja është një profesionist ndryshe, sipas meje mendoj që është bërë gabim Teknik në zgjedhje, të ndërtosh një skuadër klubi dhe kombëtare janë 2 gjëra të ndryshme, Reja njihet si trajner klubesh. Kjo është një nga shkaqet pse u gabua me Rejan, përveç moshës, sepse krijimi i një cikli kërkon ide dhe energji që jo gjithmonë një njeri në atë moshë dhe konsum mund ta ofrojë.
Si operon federate zgjedhjen e trajnerit, Federata operon në një mënyrë krejt jo profesionale, dhe kjo është arsyeja pse kemi pasur më shumë periudha të dobëta dhe të suksesshme”, u shpreh Prodani.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 me Islandën në stadiumin “Air Albania”, për sfidën e fundit në Nations League. Vendi i fundit në grup dhe kontenstimi i tifozëve ka bërë që në opinion të kërkohet largimi i trajnerit Edy Reja, por edhe duke ngritur pikëpyetjën mbi vetë kombëtaren. Italiani ka kontratë deri në nëntor 2022 me kuqezinjtë, teksa duket se është larg të qenit drejt një rinovimi. Fatin e tij në duar e ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani
Mendoj te veme Ramen ne krye te kombetares dhe vetem fitore do kemi.
Përgjigjuhiqeni duken,, ,,delenxhilere.....
Përgjigju