Mats Hummels

Sport

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

25 Korrik 2024, 22:04
  • Share

Mats Hummels ka mbetur lojtar i lirë dhe është në pritje të një kontrate të re për të vazhduar karrierën. Ditëve të fundit është raportuar se mbrojtësi gjerman ndodhet në listën e dëshirave të Real Madridit, sipas Fernando Tabero të Diario AS.

'Galaktikët' nuk planifikojnë firmën me gjermanin pasi ky nënshkrim ‘nuk do t’i plotësonte kriteret e tyre’. Real Madrid nuk sheh ndonjë opsion të përshtatshëm për qendërmbrojtësin në treg pasi humbi Leny Yoro që u bashkua me Man. United.

Ata me shumë gjasa do të qëndrojnë te lojtarët që kanë, edhe pse Nacho është larguar ndërsa David Alaba është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë. Opsionet e disponueshme të qendërmbrojtësve për Carlo Ancelottin përfshijnë Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo.

Kësisoj Hummels duhet të shikojë mundësi të tjera, pasi te Real Madridi duket se nuk duan të nënshkruajnë me mbrojtës të ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?