Goce Sedloski

Humor shkodran, Vllaznia largon Milotin pas 2 javësh dhe ul në stol trajnerin kampion! Kush është ish-futbollisti i Premier League

4 Prill 2023, 09:32
  • Share

Vllaznia e futbollit surprizoi dje në mbrëmje, teksa emëroi në stolin e skuadrës trajnerin Goce Sedloski. Pas vetëm dy javësh në drejtimin e skuadrës, Vllaznia ka larguar Auron Milotin, me këtë të fundit që në përballjen e parë dhe të vetme në stolin e kuqebluve barazoi 0-0 me Bylisin në "Loro Boriçi".

Duket se stafi drejtues i Vllaznisë ka gjetur një trajner me eksperiencë, teksa 48-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka një CV të pasur si ish-futbollist dhe trajner. Kampion sezonin e fundit me Shkupin në Maqedoninë e Veriut, Sedloski ka drejtuar edhe ekipin e dytë të Dinamos së Zagrebit apo edhe Horizont, Vardar, Riga dhe Siroki Brijeg.

Si futbollist, trajneri i ri i Vllaznisë ka luajtur edhe në Premier League me Sheffield United, teksa ka veshur edhe fanellat e Pobeda, Hajduk Split, Dinamo Zagreb, Zagreb apo edhe Mattersburg në Austri.

Pritet që klubi shkodran të sqarojë të ardhmen e Auron Milotit, teksa mund të ketë sërish një rokadë postesh me Vioresin Sinanin për rolin e drejtorit sportiv. Nuk përjashtohet mundësia që Miloti të largohet nga organika e kuqebluve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 04/04/2023 13:45

    Keshtu eshte kur klubi legjende i veriut drejtohet nga Bashkia dhe disa injorante qe merren me "fidane fitimprures" neper Dukagjin apo ne Malesine e Madhe. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?