SHKODËR – Pritej një ndeshje e luftuar nga Vllaznia, por në fund vetëm e tillë nuk rezultoi. Mes shumë tifozëve në shkallët e ‘Loro Boriçit’, Vllaznia u mposht 0-4 nga islandezët e Valur dhe me këtë turpërim në shtëpi djemtë e Thomas Brdaric janë jashtë nga Kupat e Evropës.
Barazimi 2-2 i një jave më parë nuk u shërbeu shkodranëve, me tifozët që në fund shprehën zhgënjimin duke hedhur edhe sende të palejuara në fushë.
Vllaznia u fut në fushë pa besimin e duhur dhe në harkun e 23 minutave pësoi tre gola që në pjesën e parë. Sigurdsson në të 13, Tryggvason në të 16 dhe Pedersen në minutën e 36-të mbyllën pjesën e parë 0-3 për Valur.
Asnjë reagim nga shqiptarët në pjesën e dytë, aty ku edhe pësuan golin e katërt me Haraldson. Për t’u përmendur se Vllaznia u ndal dy herë nga shtylla.
Me rezultatin e përgjithshëm 2-4 Vllaznia është jashtë Kupave të Evropës, duke zhgënjyer dhe mos përfituar të ardhura nga UEFA.
Kujtojmë se Partizani dhe Egnatia do vijojnë garën në turin e dytë kualifikues të Conference League, ndërsa Tirana dhe Vllaznia janë të eliminuara që në fazën e parë.
Si President I Vllaznise sot nuk me doli keq. Cmimet e biletave ishin si ne Islande, pavsresisht sa I kane rrogat atje. Ne hyrje te stadiumit, ndalova futjen e shisheve te ujit, madje edhe per femije. Ne temperature gati 40 grade, tifozet I detyrova te blejne pije te dyqani I stadiumit, qe e menxhoj po une. Aty nje gote uje kushton 1 mije L te vjetra. Pra, u ndaloj njerezve ujin tek dera, qe ta blejne nga une. Dhe pastaj habitem perse nuk na e priu Zoti te mbaren.
PërgjigjuMë vjen keq për tifozët shkodranë që akoma nuk besojnë se të gjitha ndeshjet janë të trukuara dhe se janë bastet ata që përcaktojnë fatin e ndeshjes!
Përgjigju