Konsulenti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita, ka reaguar lidhur me video-montazhin që qarkullon prej ditësh në rrjet, ku zëri i këshilltarit amerikan i është mbivendosur deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sina - për shkak të ngjashmërisë së këtyre dy të fundit - dhe bën thirrje për të votuar Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit.
LaCivita pretendon se kjo video është fabrikuar nga Rama, por e vërteta është se nuk ekziston një fakt që vërteton se videoja, e cila duket sikur është krijuar nëpërmjet inteligjencës artificiale, të jetë porositur nga kryesocialisti.
“Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama.
Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat”,- ka thënë LaCivita, sipas PD.
Është paradoksal fakti që konsulenti elektoral reagon për një video-montazh të krijuar nga persona të panjohur në rrjet, dhe nuk shqetësohet nga postimi i Ramës pak ditë më parë, ku LaCivita shfaqej me dorën e ngritur lart dhe të hapur, sikur të jetë duke bërë thirrje për të votuar 5 më 11 maj, numrin e PS në fletën e votimit.
Komente
