Gardhi

Kronikë

Hungaria i dhuron Malit të Zi 25 km gardh kufitar me Shqipërinë për të frenuar emigrantët

2 Korrik 2018, 23:08| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 23:16

  • Share

Hungaria duket se ka vendosur të konkretizojë idenë për një gardh kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mediat hungareze raportojnë sot se vendi i tyre ka vendosur t’i dhurojë Malit të Zi një gardh kufitar prej 25 km për të frenuar emigrantët që vijnë nga Shqipëria.

Ka qenë ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, që i ka ofruar ndihmë Podgoricës, ndërsa flitet për një valë të re emigrantësh nga Turqia dhe Greqia drejt Evropës Perëndimore.

Sipas mediave hungareze, drejtuesit e policisë tashmë kanë rënë dakord të ofrojnë 25 km gardh për të mbrojtur pjesën më të rrezikuar të kufirit malazezo-shqiptar dhe për të ndaluar imigracionin e paligjshëm.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, tha se qeveria malazeze është gati të mbrojë vendin kundër valës së emigracionit të paligjshëm. Hungaria e mbështet këtë, sepse sipas Szijjártó, është në interes të Budapestit që pala malazeze të mbrojë kufijtë e vet.

Hungaria është e gatshme t'i japë Malit të Zi të gjithë ndihmën, për të mbrojtur kufirin e saj jugor.

Ministri hungarez, Szijjártó


(Mesazhi i ministrit hungarez)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?