Hungaria merr presidencën e BE-së, 6 muaj të vështirë për bllokun europian

1 Korrik, 12:39| Përditesimi: 1 Korrik, 15:20

  • Share

Nga sot Presidenca e Bashkimit Europian është marrë në “dorë” nga Hungaria, me në krye kryeministrin kontrovers, Viktor Orban.

Ardhja e Hungarisë në krye të Presidencës së BE është shoqëruar me pikëpyetje, duke marrë parasysh se Orban, ka qëndrime kontradiktore me shumicën e vendeve anëtare të bllokut. Ai nuk është dakord me sanksionet e BE ndaj Rusisë si dhe ka penguar miratimin e ndihmave ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Për më tepër, Hungaria është penalizuar nga vetë BE-ja, e cila ngriu 6 miliardë euro fonde, të destinuara për të.

Qeveria hungareze ka qartësuar se gjatë drejtimit 6-mujor të Presidencës së BE do të fokusohet në rritjen e konkurrencës, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

Ndër të tjera, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i bërë që në fund të vitit 2022, pritet të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze.

Presidenca e BE-së është një prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, që përbëhet nga ministra të shteteve anëtare.

Hungaria pasoi Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit dhe nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’i kalojë këtë rol Polonisë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/07/2024 13:11

    Me keq se e kane ber situaten keta lepiresit e amerikes nuk do ta bej Orban , ai kerkon qe Europa te kete vertet peshe ne maredheniet nderkombetare dhe jo te jete vegel e amerikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?