Fidesz, partia në pushtet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar Parlamentin Evropian, pasi ky i fundit ka thënë përmes një rezolute se, Hungaria nuk është më “demokraci e plotë”.
“Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë duke vuajtur nga efektet e dëmshme që ka shkaktuar lufta në ekonomi, Parlamenti Evropian është duke sulmuar sërish Hungarinë”, ka thënë, Balazs Hidveghi, deputet i partisë Fidesz në Parlamentin Evropian.
Deputetët kanë votuar me 433 vota për, 123 kundër dhe 28 abstenime, për të miratuar një raport që thotë se Hungaria është kthyer në “regjim hibrid”, nën udhëheqësinë e Qeverisë nacionaliste të Orbanit. Sipas Parlamentit Evropian, autoritetet në Hungari janë duke minuar vlerat demokratike. Miratimi i një rezolute të tillë jodetyruese, konsiderohet simbolik.
Në dokument është thënë se, demokracia dhe të drejtat themelore janë gërryer në Hungari si pasojë e “përpjekjeve sistematike të Qeverisë në Hungari”, prej vitit 2018, kur kanë nisur hetimet e bllokut evropian për normat demokratike të këtij shteti.
Lajmi kryesor:
‘Hungaria nuk është më një demokraci e plotë’, BE miraton raportin dhe shkurton fondet e Orban: Budapesti, kërcënim sistemik për vlerat evropiane
G.MO/ReportTv.al