Formula 1

Hungaria, stacioni i radhës në Formula 1! Renditja e pilotëve dhe ekipeve

19 Korrik, 15:21| Përditesimi: 19 Korrik, 15:22

  • Share

Hungaria do të jetë organizatore e garës së 13-të të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1. Gara me 70 xhiro do të zhvillohet në pistën Hungaroring me një gjatësi prej 4,3 kilometrash, në kryeqytetin Budapest, më 21 korrik të dielën në orën 15:00.

Xhirot e renditjes "pole-position" do të mbahen nesër në orën 16:00. Këtë sezon në F1, Max Vestappen ka fituar 7 gara, ndërkaq Carlos Sainz, Lando Norris, Charles Leclerc, George Russell dhe Hamilton nga një. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Hungarisë janë si më poshtë:

- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 255 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 171

3. Charles Leclerc (Monaco): 150

4. Carlos Sainz (Spanjë): 146

5. Oscar Piastri (Australi): 124

- Ekipet

1. Red Bull: 373 pikë

2. Ferrari: 302

3. McLaren: 295

4. Mercedes: 221

5. Aston Martin: 68

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?