Tarifat e reja të shërbimit Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më ekonomik.
Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB.
Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shkruan se prej sot do të flasim më lirë me Bashkimin Europian. Ajo thotë se qytetarët e vendit tonë do të përfitojnë ulje deri në 95%.
“Është koha që premtuam se do të flasim më lirë me Europën. Ose më Lirshëm dhe kur çmimet e telefonatave tona në roaming Bashkimi Evropian(BE) -Ballkani Perëndimor(BP) do të fillonin të binin, bashkë me gjethet e vjeshtës. Prej sot, flasim më lirë e lirshëm me Europën. Siç premtuam, bashkë me gjethet e vjeshtës, do të bien edhe çmimet e Roaming mes Europës ???????? dhe Ballkanit. Nga 30% -99% ulje. Deri në 95% ulje në Shqipëri dhe deri 99% në Kosovë”, shkruan Bregu.
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming u nënshkrua në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor 2022 në Tiranë.
"kufiri i çmimit për 1 GB roaming në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së më ekonomik." 1 giga deri ne 18 euro ju duket ekonomike ketyre ...pfffff
PërgjigjuCfare do te ulet??? Interneti ne shqiperi eshte sa frengu pulendo. 17mije leke "20" giga internet, pas pese ditesh mesazhi, juve ju kane mbetur edhe 5giga internet. Vjedhje kolosale. Pastaj, dy oferta ne muaj ku eshte pare.. 35 mije leke internet ne muaj shqitari. 9 € ne itali 100giga ne muaj cfare dote presim nga kjo ulhe????
PërgjigjuFutja kot,asnje company shqiptare nuk e zbaton.Ne websitet e tyre nuk kane shfaqur asgje.
Përgjigju