Parandalohet ngjarja e rëndë/ Hyjnë për të vjedhur kishën, dëmtojnë impiantin 500 litra të gazit

23 Korrik 2020, 22:09| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 22:51

  • Share

Hajdutët hyjnë për të vjedhur në kishë katolike në Korçë, por në dëmtojnë dhe impiantin e saj të gazit që ka një kapacitet prej 500 litrash. Në rast shpërthimi sipas ekspertëve dëmet do të ishin të pallogaritshme pasi rreth kishës ndodhet njëri nga fakultetet e Universitetit të Korçës, gjykata, një pallat si dhe shtëpi dhe biznese të tjera.

Zbulimi në kohë nga autoritetet e kishës së dëmtimit të impiantit të gazit ka shmangur tragjedinë duke lajmëruar zjarrfikësen duke bërë të mundur riparimin e saj.

Gjatë operacionit të riparimit  policia ka bërë dhe rrethimin e zonës në një distancë të madhe për të shmangur çdo skenar të mundshëm.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve që hyn për të vjedhur ambientet e kishës në Korçë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katolike: 23/07/2020 22:33

    Katolike apo ortodokse? Sikur vetem ortodokse ka kendej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?