Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar

27 Shtator, 22:26| Përditesimi: 27 Shtator, 22:50

  • Share

Ka hyrë në fuqi skema e re e investimeve në bujqësi që parashikon dhënien e 5 milionë eurove për fermerët në formë granti. Sipas vendimi, të gjithë fermerët që do mbjellin mbi 1 hektar me perime apo fruta do marrin 50% grant për rrjetat antibreshër. Kjo mbështetje do të jepet deri në 5 hektar të mbjella dhe jo më shumë se 1.5 milionë lekë për hektar.

Të gjithë ata fermerë që do të investojnë në sera diellore me sipërfaqe nga 200 metër deri në 2 hektar dhe do të përfshijnë edhe sistemin e ujitjes, do të marrin gjithashtu 50% grant nga buxheti i shtetit, por jo më shumë se 15 milion lekë për prodhimin e perimeve, ose  8 milionë lekë hektari për prodhimin e rrushit dhe deri 4 milionë lekë financim për një hektar për prodhimin e luleshtrydheve.

Gjysma e investimit në stalla për mbarështimin e kafshëve dhe rritje të stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por nuk do të jepen më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar fermerët duhet të kenë mbi 10 lopë, ose mbi 10 dosa, apo mbi 100 krerë të imta e deri tek ata që kanë mbi 10 mijë shpendë.

Ndërsa për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale bazuar në faturat tatimore do të jepen në formë granti jo më shumë 5 milionë lekë. Kurse në sektorin e peshkimit vlera e grantit do të jetë deri 20 milionë lekë.

Aplikimet e fermerëve do të nisin më 1 tetor dhe do mbyllen në nëntor, dhe 30% e vlerës së financimit mund të jepet që këtë vit për fituesit. Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim, deri në 20% sipas Ministrisë së Bujqësisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?