Hyn në fuqi vendimi/ Nga 1 janar 2021 pragu i ri i TVSH-së 10 mln lekë! Humbjet nga heqja e tatim-fitimit 300 mln lekë në vit

30 Korrik 2020, 21:13| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 21:26

  • Share

Tashmë është bërë fakt. Bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Vendimi i qeverisë i miratuar në Komisionet Parlamentare dhe në Parlament tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm fillojnë edhe efektet e ndryshimeve ligjore, për lehtësira ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim. Janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet, ku vetëm në 6 muajit e parë të vitit janë mbledhur 58.2 miliardë lekë, dhe deri në fund të vitit është parashikuar të mblidhen 142.6 miliardë lekë.

Ndërkohë ende nuk dihet se sa do të jetë ndikimi negativ në buxhetin e shtetit nga ky përjashtim.

Sa i takon tatim-fitimit, do të përfitojnë 12 mijë e 257 subjekte, që nuk do të paguajnë këtë tarifë deri në vitin 2029, ndërkohë që deri më tani kategoria e bizneseve nga 5-8 milionë lekë kanë paguar 5%. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm bizneset me xhiro nga 0 deri në 14 milionë lekë do të kenë 0 tatim, ndërsa pjesa tjetër do të paguaj 15%.

Të ardhurat e munguara nga ky përjashtim do të jenë 300 milionë lekë në vit, dhe në total humbjet në buxhet në 9 vite mund të arrijnë deri në 2.7 miliardë lekë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?