Hyn në fuqi Anti-KÇK, PD: Sa herë Rama ka hall, shpik një ligj të madh!

31 Janar 2020, 14:40| Përditesimi: 31 Janar 2020, 14:43

  • Share

Partia Demokratike reagoi pas miratimit nga qeveria të paketës anti-KÇK duke thënë se e gjitha është vetëm propagandë.

"Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar", tha  sekretari i përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?