Sekuestrimet nga policia italiane, gjatë operacionit në Rieti

Hynë ilegalisht në Itali dhe ngritën plantacion marijuane me vlerë 250 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarët! U kapën në teksa po ujisnin

6 Nëntor, 19:07| Përditesimi: 6 Nëntor, 20:01

  • Share

Itali- Policia italiane ka goditur një rast të ngritjes së një laboratori dhe “shtëpi bari” në rrethinat e Rietit, pranë Romës.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 23 dhe 49 vjeç, që kishin hyrë ilegalisht në territor, për trafik droge dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të dyshuarit u kapën në befasi kur panë agjentët që hynë si “të paftuar” dhe zbuluan një plantacion të tërë droge marijuanë, në një tokë të lënë djerë në Sabina, në pronësi të një personi të tretë, që nuk kishte lidhje me faktet.

Në përfundim të një hetimi të detajuar, karabinierët në stacionin Fara në Sabina, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Operacionale dhe Kompaninë Radiomobile të Poggio Mirteto, vunë re dy kriminelët që i afroheshin fushës të pajisur me tuba dhe pajisje bujqësore, për të kultivuar dhe ujitur. Pasi e vërejtën këtë, ushtarakët ndërhynë menjëherë, duke bllokuar dhe prangosur.

Në fushë kishte 150 bimë, të cilat së shpejti do të mblidheshin, përpunoheshin dhe dërgoheshin për shitje në zonë. Të arrestuarit jetonin në një magazinë industriale aty pranë, brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë me bohçe marijuane të pastruara dhe të ndara nga kërcelli, plus 12 kilogramë të përziera me degë, pra ende për t'u pastruar. Pajisje si termometra, çanta dhe pajisje të ndryshme për uzinat e përpunimit. Dy të huajve iu gjetën 2000 euro me kartëmonedha të prerjes 50-she.

Për të dy u caktua masa e arrestit me burg. Marrëveshja e drogës do të sillte 250 mijë euro fitime, shkruan "Rietrinvetrina".

Përveç komandantit provincial, në konferencën për shtyp foli edhe komandanti D'Ottavio i Karabinierëve të Poggio Mirteto:

“Falënderoj kolegët e mi që rrezikuan sigurinë e tyre për të përfunduar këtë hetim. Jemi të lumtur që e kemi mundur këtë kultivim, e kemi mbrojtur të riun Sabini nga një tjetër pazar droge”, tha ai.  

Konferenca e policisë italiane dhe sekuestrimet e drogës

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?