Drejtuesit e ekipit të Kastriotit në Superligë, presidenti Alban Vogli dhe drejtori Gazmend Vogli, janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhunën e shkaktuar në ndeshjen e ditës së shtunë.
Të dy drejtuesit u futën në fushë për të protestuar për një aksion të ekipit të Tiranës, që solli edhe humbjen e Kastriotit. Të dy personat akuzohen për “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.
Komento