Sport

Hynë në fushë dhe u konfrontuan me policët, gjykata e Tiranës liron nga burgu drejtuesit e Kastriotit

11 Maj 2021, 11:01| Përditesimi: 11 Maj 2021, 11:04

  • Share

Alban Vogli, presidenti i klubit të Kastriotit, është liruar nga qelia pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’. Sakaq edhe drejtori i klubit Gazmend Vogli ka dalë nga burgu, pasi është caktuar masa arrest shtëpie.

Të dy këta persona të shtunën shkaktuan dhunë në ndeshjen e Superligës mes Tiranës dhe Kastrioit. Pas golit të bardhebluve, që sipas drejtuesve të Kastriotit erdhi pas një aksioni jo të ndershëm, ata hynë në fushë duke bërë veprime të dhunshme.

Madje ata kundërshtuan edhe uniformat blu, të cilët më pas edhe u goditën.

Ndërkohë me kuriozitet pritet vendimi që Komisioni i Disiplinës në FSHF do të marrë për klubin e Kastriotit, që në javët e fundit të kampionatit rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?