Foto ilustruese

Kronikë

Hyri kundravajtje me makinë, dhe u përplas ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër duke i shkaktuar vdekjen një 40-vjeçari, dënohet me 3 vite e gjysmë burg shqiptari në Angli

10 Janar 2023, 10:40| Përditesimi: 10 Janar 2023, 10:45

  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar, Julian Shkambi është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident fatal në Britaninë e Madhe. Shkambi, nga Clarendon Road, Luton, u paraqit në “Northampton Crown Court” të hënën, më 9 janar, pasi u deklarua fajtor për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit.

Përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës, 3 tetor, kur makina me të cilën po udhëtonte i riu, me dy pasagjerë meshkuj po lëvizte drejt jugut drejt Northampton.

I riu shqiptar duke besuar se rruga ishte me dy karrexhata, kaloi në anën e kundërt të karrexhatës, por pak më vonë automjeti i Shkambit u përplas 'kokë më kokë' me një mjet tip "Ford Fiesta".

Shoferi i Fordit, një burrë rreth të 40 pësoi lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 29-vjeçari dhe 2 pasagjerët e tjerë nuk pësuan lëndime.

29-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 dhe nuk zotëronte leje drejtimi në këtë shtet. Shkambi u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Ai u skualifikua nga drejtimi i mjetit për pesë vjet të tjera,po ashtu mund të përballet me dëbimin.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?