Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike hynë me dhunë sot në PD. Ata shqelmuan derën e mbyllur të sallës ku mbahen konferencat për mediat në PD, e më pas të gjithë anëtarët u futën brenda. Por Berisha nuk e sheh këtë. Ai tha se dënon dhunën e djeshme të policisë.
“Dënojmë disa akte brutale të policisë të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonat e makinë. Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta, apo në lëvizjet revolucionare.
Mbrëmë deri në një të natës, në qeli të komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjeçar, por edhe burra të moshuar 84 vjeçar… Paralajmërimi përfundimtar është mos dhunohet asnjë e drejtë njerëzore”, tha Berisha mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Berisha 'pushton' Selinë e PD, shkelmon derën e sallës së mbledhjeve: Do t'i komunikojmë Bashës shkarkimin, të mos guxojë të na kundërshtojë
K.T.//ReportTv.al