Personi që shihni në foton e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com është shtetasi që hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Korçës. Policia po punon për identifikimin e tij. Ngjarja u shënua rreth orës 22:04 të mbrëmjes së sotme.
Siç shihet edhe në foto personi nuk është i maskuar,në kokë mban një kapele ndërsa në dorën e majtë mban një telefon i cili është në pozicion për të filmuar në këtë rast “veten”.
Do jetë policia në orët në vijim që do të zbardhë të gjithë ngjarjen.
Lajmi kryesor:
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
S.G/ReportTv.al