Kronikë

EMRI/ Hyri me pistolet në një lokal në Bathore, arrestohet 45-vjeçari

9 Korrik 2019, 17:37| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 19:13

  • Share

Një 45-vjeçar është arrestuar në Bathore të Kamzës, pasi lëvizte me armë zjarri. Denoncimi për të arrestuarin ka ardhur nga disa qytetarë të zonës të cilët kanë informuar policinë se 45-vjeçari Marjan Nikolli lindur në Shkodër mbante armë zjarri me vete teksa kishte hyrë në ambientet e një lokali në Bathore në rrugën 'Arbëri'. Ai ka qenë nën shoqërinë e dy personave të tjerë, Bardhok Pali edhe Fatmir Keta.

Gjatë kontrollit 45-vjeçarit i janë një armë tip pistoletë dhe 17 fishekë. Nikolli nuk është emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedentë penale për vrasje të mbetur në tentativë. Tani i arrestuari do të përballet me akuzat e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?