Foto ilustruese

Bota

Hyri në fuqi në mesnatë, Rusia shkel armëpushimin që propozoi vetë

8 Maj, 16:16| Përditesimi: 8 Maj, 16:20

  • Share

Rusia shkel armëpushimin që vetë propozoi. Autoritetet ukrainase raportuan bombardime të reja mëngjesin e sotëm, pavarësisht armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga Vladimir Putin, i cili hyri në fuqi në mesnatë.

Avionët rusë hodhën bomba të drejtuara disa herë në rajonin verior të Sumy, tha Forcat Ajrore të Ukrainës, duke paralajmëruar për aktivitet të vazhdueshëm ajror në lindje.Nga ana tjetër, sulme me dron dhe alarme janë raportuar gjithashtu në rajonin Lipetsk në Rusinë perëndimore.

Si pasojë e sulmeve, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse. Moska ndërkohë po mbyll përgatitjet dhe bëhet gati të festojë 80 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, festa më e rëndësishme laike e Rusisë.

Pas propozimit të Putin për 3 ditë ardmëpushim në 8,9 dhe 10 Maj, Kievi këmbënguli për një armëpushim më të gjatë. Për këtë, zyrtarë të lartë Ukrainas nisën diskutimet me emisarin amerikan Stiv Uitkof. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 08/05/2025 16:29

    Nuk ka asnje lloj arsye qe te shkel armepushimin qe e kane kerkuar vete Ruset por mendoj se eshte vetem mashtrim i ukrainasve si gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?