Mbrëmjen e djeshme një episod i rëndë u regjistrua gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin e Serisë C mes Cesena dhe Olbia. Alex Shpendi, babai i sulmuesit shqiptar Cristian Shpendi i cili luan për kombëtaren shqiptare ‘U-21 hyri në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë portierin e klubit sardinez.
Klubi i Cescenas u distancua nga veprimi i prindit të lojtarit, ndërsa vetë Alex Shpendi ka kërkuar falje gjatë një interviste të dhënë për “Rai”.
“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd” – tha ai.
Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes. Sulmuesi i Cesenas u detyrua të largohej (minuta 85) për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull.
Ky gomar ka menduar se është në Shqipri, që prindërit e sportistave të rij hynë po të thuajsh në gjdo ndeshje futen në fush dhe gidasin! Ky gomar i ka bo hesapet gabim në Itali.ky duhet të dëbohet nga Italia ndërsa quni është ipa fajshëm,që ka një baba idjot.
Përgjigju