Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri i Milanit

Hyri në fushën e blertë për të luajtur në moshën 41 vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç vendos rekord me rikthimin e tij

27 Shkurt 2023, 07:35| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 07:40

  • Share

Zlatan Ibrahimovic bëri rikthimin e tij për Milanin mbrëmjen e djeshme, paraqitja e parë që kur iu nënshtrua një operacioni në gju në maj 2022, dhe menjëherë bëri histori.

41-vjeçari zëvendësoi Olivier Giroud me duartrokitje të vazhdueshme nga turma e San Siros gjatë ndeshjes së Serie A kundër Atalantës.

Sapo futi këmbën në fushë, suedezi hyri në librat e historisë, duke u bërë lojtari më i vjetër i Milanit që ka luajtur në Serie A me 41 vjeç e 146 ditë.

Rekordi i mëparshëm ishte Alessandro ‘Billy’ Costacurta në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

Ndeshja e fundit e Ibrahimovic në fanellën e kuqezinjve ishte fitorja 3-0 si mysafir ndaj Sassuolos më 22 maj 2022, ditën kur ata fituan Scudetton.

Disa ditë më vonë, pasi mori pak kohë për të shijuar festimet dhe shpesh për t'i udhëhequr ato për shokët e tij të skuadrës, ai hyri në operacion për të zgjidhur një problem të gjatë të gjurit.

Kjo është paraqitja e tij e 280-të në Serie A, e realizuar me Juventusin, Interin dhe Milanin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?