Pistoleta e sekuestruar

Kronikë

Hyri në lokal me pistoletë, policia arreston durrsakun pas sinjalizimit nga qytetarët

19 Shkurt 2020, 08:56| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 08:58

  • Share

DURRËS-Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje nga sinjalizimi i qytetarëve. Pas telefonatës së marrë në sallën operative Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, policia ndërhyri duke arrestuar A. S. 38 vjeç, pasi i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Ekol", të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?