Durres- Një shtetas Italian është ndaluar në portin e Durrësit pasi po në automjetin tip “Porsche Cayenne”, me të cilën udhëtonte u gjetën të fshehura 24 070 euro.
Policia nisi procedim penal në gjëndje të lirë për Massimo Asaro Nga Mazara del Valo të Italisë, drejtuesin e mjetit.
54 vjeçari synonte t’i kalonte në kufi pa i deklaruar konform ligjit në fuqi.
Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian M. A., 54 vjeç. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove, informoi sot policia e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.