Vjedhja e një dyqan në Kurbin është parandaluar nga policia falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë.
Autori, 36-vjeçari me iniciale A.M., u kap në flagrancë nga policia sapo kishte hyrë brenda dyqanit, i maskuar dhe me kapuç, duke mbajtur në dorë një çekiç, send me të cilin kishte thyer xhamin e derës.
Autori u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për 3 vepra penale; vjedhje e mbetur në tentativë, sigurim i kushteve për vjedhje dhe shkatërrim prone.
Njoftimi i Policisë Kurbin:
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një dyqan në Mamurras.
Hyri i maskuar dhe me kapuç, për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës, gjatë natës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen çekiçi, maska, kapuçi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit se një shtetas i maskuar po tentonte të vidhte në një dyqan ushqimor në Mamurras, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt adresës së dhënë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit.
Nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
