Në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier.
“Kantieri i punimeve për hyrjen e re të Shkodrës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimediin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi.
Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.
Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.
Komente

Pershendetje me behet qefi qe Shkodres i behet nje nderhyrje e tidh Por nder koh me vjen keq qe nuk ploteson as kushtet minimale te qytetit ton te shkodres ecila ka nevoi per nderhyrje infrastukture ne pjesen tjeter te qytetit. E cila esht gjithmon rrumuja dhe trafiku i rendum i makinave sepse keq menagjimi i rruges edhe signjalistika rrugore esht shum e dobet. Nuk shmanget trafiku me 100 meter rrug e shtruar me asfalt te ri duhet me shum nderhyrje ne shenjat rrugore
PërgjigjuBravo i vetmi njeri qe ka tru per te zhvilluar Shqiperi eshte vetem Edi Rama. Bravo bravo, ate qe thot e bene realitet
Përgjigju