Foto nga punimet

Sociale

Hyrja e re e Shkodrës, nis hedhja e shtresave asfaltike për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve

19 Qershor, 17:25| Përditesimi: 19 Qershor, 17:30

  • Share

Në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier.

“Kantieri i punimeve për hyrjen e re të Shkodrës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimediin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?