Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke ecur me ritme të shpejta në rrugën drejt integrimit.
‘Po Shqipëria dhe Mali i Zi po mbështeten, sepse po ecin mire në këtë proces duke lënë pas Serbinë ku në disa çështje ka bërë edhe hapa pas. Ne do të ecim me ritëm të shpejtë në zbatim të reformave dhe mund të jemi pjesë e BE në 2030. Kemi që në 2013 që nuk kemi zgjerim në BE, madje kemi zvogëlim për shkak të daljes së Britanisë së Madhe’, tha ai.
Ai tregoi edhe kush është sfidë kryesore për vendin tonë.
‘Sfidë kryesore është mbyllja e piketave për grupkapitullin e parë, sepse deri më sot kemi hapjen e disa grupkapitujve dhe priten që të mbyllen deri në vjeshtë’, tha ai.
I pyetur nëse situata politike brenda vendit ndikon tek integrimi në BE, ai tha se po.
‘Qëndrimi i opozitës ndikon, sepse mund të vonojë procesin. Ne jemi në një moment që jemi në hapjen e negociatave dhe roli i opozitës merr një rëndësi të madhe’, tha ai.
Komente
