Kronikë

Hyrje-daljet e rrezikshme në rrugë, kreu i ARRSH për Report Tv: 1300 subjekte kanë akses në akset nacionale, vetëm 60 me leje!Aksioni nis nga kthesa e Kasharit

23 Nëntor 2021, 13:48| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:51

  • Share

Nga 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale në vend, vetëm 60 prej tyre janë të licencuara dhe kanë marrë leje për përdorimin e rrugës. Kështu bëri me dije kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili sqaroi për Report Tv detaje nga aksioni që pritet të nisë ARRSH nga 27 nëntori për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në rrugët e vendi. Ai theksoi se aksioni do të nisë nga kthesa e Kasharit në drejtim të Durrësit, teksa sqaroi se të gjitha subjektet janë lajmëruar. Berberi thotë se atyre do t'u jepet mundësi të aplikojnë dhe do të pajisen me leje në rast se plotësojnë standardet e kërkuara.

"Deri sot kemi pasur një zhvillim të qenësishëm në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore. Kemi marrë aksionin për identifikimi e hyrje-daljeve të rrezikshme. Janë mbi 1300 hyrje-dalje në akset nacionale dhe për çudi vetëm 60 janë të licencuara kanë leje për hyrje-dalje në rrugë. Ne do ju japim mundësi të aplikojnë brenda standardeve të plotësojnë standardet dhe më pas mund të pajisjen me leje hyrje-dalje për përdorimin e këtij aksi. Objekte janë njoftuar që dje, nuk kemi patur ndonjë reaksion, kanë filluar të marrin masat që të pajisen me leje", tha Berberi.  

Ai shtoi se janë një miks subjektesh të identifikuara që përdorin rrugën pa leje, duke përmendur 300 të tilla në rrugën Tiranë-Durrës, ku kryesisht janë biznese apo aksin Shkodër-Hani i Hotit ku janë 250  shtëpi të papajisura me një leje të tillë. Berberi sqaroi se aksioni nuk do të fokusohet vetëm te subjektet, por edhe te rrugicat që lidhin komunitetet me rrugët nacionale, apo rrethrrotullimet që nuk plotësojnë parametrat e sigurisë.

"Nga kontrollet që kemi bërë ka një miks subjektesh të identifikuar. Në Tiranë-Durrës janë gati 300 objekte që kanë hyrje-dalje dhe janë kryesisht biznese. Në Milot-Shkodër, Shkodër-Hani i Hotit 400 objekte, Shkodër-Hani i Hotit janë 250 objekte që janë shtëpi. Ndërtim pa leje nuk është vetëm objekti, por dhe rruga. Ka rrugë të vogla për komunitete që të aksesojnë akset nacionale, por që nuk janë sipas rregullave. Më 27 nëntor nisim aksionin nga kthesa e Kasharit në drejtim të Durrësit, nisim këtu sepse është zonë me fluks të madh. Aksioni do shtrihet në të gjitha akset kryesore, do jenë edhe rrugicat, jo vetëm objektet, rrethrrotullimet pa standarde", theksoi Berberi.

I pyetur se kur pritet të mbarojë ky aksion, kreu i ARRSH u shpreh se fundi do të jetë pastrimi i të gjithë akseve, pa një datë konkrete.

"Aksioni do të zgjasë deri në mbylljen e të gjitha pikave dhe hyrje-daljeve të paligjshme në rrugët e Shqipërisë", u shpreh ai.

Sipas verifikimeve të kryera, 4 akset më problematike janë Shkodër-Hani i Hotit me 224 hyrje-dalje dhe asnjë me leje, Tiranë-Durrës me 299 dhe vetëm 31 me leje, Skuraj-Burrel-Peshkopi me 163 dhe asnjë me leje dhe Rrogozhinë Lushnje me 126 dhe vetëm 7 me leje.

ARRSH njoftoi nisjen e aksionit ditën e djeshme, duke i bërë thirrje subjekteve që të aplikojnë për leje në e-albania.

Dokumentacioni që kërkohet për të aplikuar për leje hyrje-dalje në rrugë

: Hyrje-daljet e rrezikshme të identifikuara në akset nacionale në vend
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?