Hysaj fiton trofeun e parë me Napolin, Juve humbet me penallti Kupën e Italisë! Sarri: Kaq mund të bënim (VIDEO)

18 Qershor 2020, 11:19| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 12:42

  • Share

Ashtu si në 2012 Napoli ka dalë fituese e Kupës së Italisë në finale me Juventus-in të zhvilluar në Stadio Olimpico. 90 minutat u mbyllën me porta të paprekura pavarësisht se ekipi i drejtuar nga Gatusso goditi në dy raste shtyllën. Nga pika e bardhë e penalltisë Napoli fitoi me shifrat 4-2, pasi për Juventusin fillimisht Dybala dhe më pas Danilo gabuan.

Për Gatusso-n ky ishte trofeu i parë si trajner, ndërsa edhe Hysaj koleksionoi trofeun e parë në futbollin italian. Pas ndeshjes trajneri i Juventusit Maurizio Sarri u duk i dorëzuar, pasi deklaroi: ‘Lojtarët ishin të dorëzuar, kaq mund të bënim në këtë moment’. Ndërkohë Gatusso ishte më se i lumtur teksa deklaroi: “Jeta dhe mbi të gjitha futbolli më ka dhënë më shumë se sa i kam dhënë unë, më kanë bërë ky që unë jam sot. Nuk është asgjë rastësi sepse unë besoj te Zoti për këtë.”

Ky ishte trofeu i gjashtë në historinë e Napolit në Kupën e Italisë, ndërsa Juventusi në 19 finale ku ka marrë pjesë ka fituar 13 herë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?