Hyseni: E di që jeni gjirokastritë por jepini një makinë Magjistraturës, Fino: Kështu del me këpucë të kuqe 

7 Nëntor 2018, 13:18| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 15:04

  • Share

Shkolla e Magjistraturës, për të 4-tin vit radhazi nuk mundi ta bindë Komisionin e Ligjeve ta lejojë të blejë një makinë, edhe pas përpjekjeve të Alket Hysenit. 

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: Duam një makinë, jo për drejtorin, por për lëvizjes e stafit për trajnime dhe të bazës materiale dhe të eksperteve. Kemi 4 vjet që e kërkojmë. 

Bashkim Fino, Relator i buxhetit: Drejtori s’duhet te vinte fare. Të na dërgonte një letër falënderimi. Është e privilegjuar nga buxheti i shtetit. Unë do isha super i lumtur po të isha në vendin tënd për ato fonde që ke marrë. 

Alket Hyseni, deputet i PS: Z. Fino ju jeni gjirokastrit, ministrin e kemi gjirokastrite, por vëreni dorën në zemër ju dhe Erjon Brace e gjejani lekët për një makinë shkollës së Magjistraturës. Unë e njoh shkollën, ja njoh nevojat. 

Fino: Po ti si lëviz, ti që je deputet?

Hyseni: Ne kemi dieta, ne kemi karburant. 

Fino: I ke llogaritur ndonjëherë, të dalin? Me ato dieta që ke del me këpucë të kuqe.

Hyseni: Unë them që duhet t’ia gjejmë fondin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SERVET: 08/11/2018 09:05

    Finos nuk i dalin leket e shtetit per tu kuruar jashte shtetit vete ,familjaret e tij dhe deputetet e rilindjes

    Përgjigju
  • Neri: 07/11/2018 17:30

    Normal kerkon automjet per nevojat e shtepise. Jepi nje 5 milion lekesh te reja thote Hyseni! Po pse zoti hyseni ka makine dhe me 2 milion leke te reja apo duhet 4x4 me doemos. Mjere ne per kete shtet. Sa gjera i duhen shendetesise se ketij vendi z.Hyseni? Pafund financa ne radhe te pare. Ku je Gjermani hap dyert te vijme te punojme me dinjitet se keta i bene rrush e kumbulla. Shendet!

    Përgjigju
  • Sadiku: 07/11/2018 16:31

    Magjistratura ka abuzuarr gjithmone qe ne krijmin e saj me Zj Ariana Fullani, e koruotuar mashtruese dhe donte vetem interesin e saj ne te gjitha drejtimet

    Përgjigju
  • Sadiku: 07/11/2018 16:31

    Magjistratura ka abuzuarr gjithmone qe ne krijmin e saj me Zj Ariana Fullani, e koruotuar mashtruese dhe donte vetem interesin e saj ne te gjitha drejtimet

    Përgjigju
  • Vnnbhn: 07/11/2018 13:57

    Superlajm e supernivel diskutimi. Flm!

    Përgjigju
    • Kademi: 07/11/2018 16:34

      Magjistratures nuk i duhet automjeti , vetem te shetisin stafi i tyre.Qe kur ka qeq Ariana Fullani kishte 2 automjete qe Zj Arianes i sherbenin oer famijen e saj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?