Hyseni në Report Tv: Na duhen votat! Marrëveshja e 'Zgjedhores' dhe propozimet e opozitës parlamentare në një draft të vetëm

6 Korrik 2020, 17:01| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 17:15

  • Share

Mazhoranca do të sakrifikojë marrëveshjen me Partinë Demokratike për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend. Deputeti i PS, Alket Hyseni konfirmoi për Report Tv se shumica socialiste ka vendosur që draftin e miratuar me PD-LSI dhe propozimet e opozitës në Kuvend të kalojnë për votim si një draft i vetëm.

Ne duam që të gjitha këto të konvertojnë në një draft të vetëm, draft i cili mundësisht të jetë sa më afër qëndrimit të të gjithëve, dhe të realizojë atë që shqiptarët duan”, u shpreh Hyseni.

PS e sheh si detyrim të marrë parasysh disa ose pjesërisht kërkesat e opozitës parlamentare, për lista të hapura, heqje koalicionesh dhe vendosjen e një pragu elektoral.

“Nëse nuk do t'i kemi votat do të jemi detyruar që të diskutojmë, ose të bindim opozitën parlamentare për këtë draft ose të merren parasysh disa ose pjesërisht kërkesat e kësaj opozite. PS nuk i ka problem sistemet. Ne besoj që bëjmë diferencën dhe fitojmë me çdo sistem. Në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë preferencë, mund të ishim mirë e bukur dhe me këtë sistem”, tha ndër të tjera deputeti socialist.

A rrezikon ky qëndrim marrëveshjen me PD? Alket Hyseni e sheh Partinë Socialiste mes dy zjarreve.

“Ne jemi mes dy zjarresh, nga njëra anë PD me aleatët dhe nga ana tjetër opozita në Kuvend. Nuk ka kohë më të pritur. Shqipëria duhet ta përmbyllë këtë reformë, jo vetëm për kapriço të opozitës por sidomos për hapat integrues”, tha Hyseni.

Ndonëse mazhoranca do të marrë parasysh kërkesat e opozitës parlamentare, PD e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë një vendim të tillë. Ndërkohë, opozita në Kuvend ka vendosur afatet e saj, teksa sërish kanë kërkuar një takim të dytë me kryeministrin Edi Rama për marrjen e një përgjigje përfundimtare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tepelena: 07/07/2020 02:36

    Kur ngeli refirma ne dore te ketij mashtruesit dhe ish kambistite te dollarit, ah moj Shqipri ne dore te kujt ke hi. Eshte turp per intelektualet dhe juristet e Republikes qe ky dhe Ulsi Mananja te hartojne ligje e drejtojne komisionin e ligjeve. Shifi o Vasilika, Adnor, Fatmir e ti Isaraj sa poshte keni rene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?