Erion Braçe

Hysi dhe Bare u tërhoqën nga PS, reagon Braçe: Me fat që kam pasur një sup ku të mbështetesha

6 Mars 2021, 12:15| Përditesimi: 6 Mars 2021, 12:21

  • Share

Deputetja socialiste Vasilika Hysi dhe deputeti Besnik Bare kanë deklaruar publikisht se janë tërhequr nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.kryeministri Erion Braçe në një reagim në mediat sociale, ka shprehur mirënjohjen për dy kolegët e tij socialistë, ku nënvizon se ka qenë me fat që ka pasur një sup ku të mbështetej fare i ri me profesor Besnikun dhe më ndryshe, veçanërisht në aspektin profesional me profesoreshë Vasilikën.

'Dy miq, dy shokë, dy kolegë, dy socialiste, të drejtë, të ndershëm, të pakorruptueshëm! Kam qene i lumtur qe kam luftuar me ta, ne opozite me se shumti, kam punuar me ta ne opozite e pushtet; Kam qene i lumtur qe kemi fituar bashke e kemi qene edhe me te bashkuar kur kemi humbur si shoke, si miq, si kolege! Me fat qe kam patur nje sup ku te mbeshtetesha fare i ri me profesor Besnikun dhe me ndryshe, vecanerisht ne aspektin profesional me profesoreshe Vasiliken. I lumtur qe ndava nje pjese te jetes sime me te dy!'- shkruan Braçe.

Një ditë më parë deputeti Besnik Baraj bëri të ditur largimin e tij nga politika duke thënë se ai nuk do të kandidoj më si deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit. Besnik Baraja ka qenë deputet Partisë Socialiste në 2 legjislatura në Qarkun e Tiranës, por nuk do të kandidoj më si i tillë.  Sakaq edhe Vasilika Hysi, deputete e PS dhe nënkryetarja e Kuvendit, u largua nga politika duke thënë se largimi i saj po ashtu po i lë hapësira të rinjve që të hyjnë në politikë duke pasuruar PS-në.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 06/03/2021 18:15

    Po largohen me te miret, me te pa korruptuarit, duhet te ndodh e kunderta ..

    Përgjigju
  • Akrepi: 06/03/2021 14:50

    Po ti o Brace , sa do rrish deputet i PS-se , sa te behesh lugat !?.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?